Dy vëllezërit marrin me forcë babain e dehur nga lokali, zbulohet e vërteta e "pengmarrjes" në Don Bosko

Dy vëllezërit marrin me forcë babain e dehur nga lokali, zbulohet

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen, e cila në disa media u raportua si një pengmarrje, por në fakt ka rezultuar një konflikt në familje.

"Rreth orës 17.05, në Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ka ardhur një telefonatë nga një qytetar, se në "Don Bosko", në afërsi të një lokali dyshohet se dy persona kanë marrë me forcë një shtetas dhe janë larguar me një automjet", sqaron policia.

Pas marrjes së informacionit, blutë e Tiranës kanë ngritur pika kontrolli. Ndërkohë qytetarit që telefonoi Policinë, pas telefonatës i dilte telefoni i fikur.

Pas këqyrjes së kamerave dhe marrjes së informacioneve  nga ana e policisë mbi identitetin e personave që shfaqeshin në kamera u bë e mundur gjetja e tyre dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Nr 3 Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku rezultoi se kishim të bënim me një konflikt familjar.

"Dy vëllezërit D.M e B.M,  kanë shkuar në lokalin ku ishte babi i tyre shtetasi S.M, për ta marrë në shtëpi, pasi në mënyrë të vazhdueshme abuzonte me pijen alkoolike. Shtetasi S.M, ka dalë nga dera e pasme e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por  të dy djemtë e tij e kanë kapur dhe e kanë futur në makinë dhe më pas e kanë çuar në banesë", thuhet në njoftimin e policisë.

EMISIONET