Emisioni “BOOM” solli këtë të hënën situatën pas tërmetit të një familje në Zall-Herr, Tiranë.

Tërmeti i shtatorit ka shkaktuar problem në disa banesa ku njërit prej banorëve i është shpallur e pabanueshme.

Prej asaj kohe, z. Lutfi Hoxha jetonte në një çadër, por me kalimin e kohës ajo u kalb ndaj ai u detyrua të kthehej në banesë.

Por lëkundjet e tërmetit të nëntorit shkatërruan gjithçka në banesën e z. Lutfi duke e lënë edhe njëherë atë dhe familjen e tij në qiell të hapur.

 Lutfi Hoxha: Erdhën këto të Bashkisë dhe më thanë dil jashtë dhe më sollën një çadër. Përcolla të gjitha dokumentet për në Bashki. Më pas ndenja rreth një muaj në çadër por u lag nga shiu dhe u ktheva sërish në banesë. Shtëpia është shpallur e pabanueshme që në tërmetin e shtatorit. Pas rënies së të dytit unë jetoj komplet në çadër tashmë. Nuk kemi marrë ende asnjë kompesim. Kërkesa ime është të hihet gjendja që është dhe të më bëhet një shtëpi ose të shihet sit ë jetë mundësia më e mirë.

Ata janë pajisur sërish me çadër por gjendja bëhet ende më e rëndë pasi nëna e familjes është e paralizuar dhe detyrohet të jetojë në kushte aspak normale.

Bashkia e Tiranës është në dijeni të situatës së familjes Hoxha që në tërmetin e shtatorit por zgjidhja e vetme e ofruar ndaj tyre është një çadër.

Nëna: Unë jam 80 vjeçe. Kam që në ditën e tërmetit që jetoj këtu. Jam sëmurë. Kam ftohtë.

Gazetarja: Keni përjetuar ndonjë tërmet të tillë më parë.

Nëna: Nuk kam përjetuar asnjëherë. Ishte tmerr. Erdhi cuni e më mori në krah. I bëj thirrje kryebashkiakut që të na ndihmojë që të mos të rrimë në shi dhe në të ftohtë.

Gjendja në familjen e z. Lutfi është vërtetë dramatike ndaj emisioni “BOOM” i bën thirrje Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt që të marrë masa të menjëhershme për ta duke i ofruar strehim 5 anëtarëve të kësaj familjeje.

/Ora News.tv/