Tre talebanë për një amerikan dhe një australian, shkëmbimi i të burgosurve në Afganistan

Tre talebanë për një amerikan dhe një australian,

Procesi i shkëmbimit të të burgosurve midis qeverisë afgane dhe talebanëve po vazhdon. Dy pengje perëndimore janë liruar nga talibanët në këmbim të tre rebelëve të profilit të lartë të arrestuar.

Të hënën, tre komandantë të njësive kryengritëse talebane mbërritën në Katar me një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve që parashikon lirimin e dy pengjeve perëndimore, thanë burime pranë lëvizjes islamiste në Afganistan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sipas burimeve në Katar, atje ku lidhet udhëheqja politike e talibanëve - të dy pengjet, shtetasi amerikan Kevin King dhe ai australian Timothy Weeks, profesorë universiteti, do të lirohen më vonë gjatë ditës.

Timothy Weeks 50 vjeç dhe Kevin King 63 vjeç, u shfaqën për herë të fudnit në një video në 2017. Të dy profesorët e Universitetit Amerikan të Kabul ishin rrëmbyer në një pritë të kryer nga njerëz të armatosur ndërsa ata po shkonin në universitet.




EMISIONET