Dy shqiptarë nga Mali i Zi arrestohen për trafik droge me Shqipërinë

Dy shqiptarë nga Mali i Zi arrestohen për trafik droge me

Dy persona nga Podgorica e Malit të Zi janë arrestuar pasi dyshohet se kanë krijuar një organizatë kriminale për trafikimin dhe shpërndarjen e drogës.

C.Lj dhe D.Z nga Podgorica janë arrestuar me urdhër të prokurorisë speciale të Malit të Zi dhe u është caktuar masa e sigurisë arrest me burg. Arrestimi i tyre u bë pasi i u është sekuestruar lëndë narkotike marihuanë prej 600 kg, e cila vinte nga Shqipëria.

Arrestimi i tyre është bërë sepse gjatë vitit 2017 nga Shqipëria drejtë vendeve të Bashkimit Europian kanë trafikuar rreth 600 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu i dyshuar është edhe një person i tretë me iniciale Gj. N i cili aktualisht ndodhet në burg. Gjithashtu mësohet se është arrestuar edhe një 30 vjecar nga Podgorica i cili është kapur në flagrancë nga policia kufitare e Malit të Zi në vendin e quajtur Sutjel, Komuna e Ulqinit. 

Në afërsi të lumit Buna në kufi me Shqipërinë ai është kapur me 50 kg lëndë narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen e saj në tregun e brendshëm. Po kështu vetëm një javë më parë policia malazeze po në të njëjtin vënd sekuestroi në cilësinë materiale 206 kg kanabis, e cila vinte nga Shqipëria. Statistikat tregojnë që kanabisi shqiptar po depërton në sasi të mëdha në territorin e Malit të Zi, përgjatë gjithë kufiritë si atij të gjelbër si atij ujor

EMISIONET