Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët kishin në zotërim 30 doza kokainë dhe dy mijë euro.

Pas kontrollit që dy shqiptarëve policia gjeti në çantë 10 gram lëndë narkotike, të paketuar dhe gati për shitje.

Edhe pse shqiptarët ishin të kujdesshëm që mos binin në sy, ata nuk i shpëtuan dot vigjilencës së karabinierëve.

Ata u arrestuan dhe u dërguan në  burgun "Di Lorenzo" në Agrigento, ku do të presin vendimin e gjykatës.

/Ora News.tv/