Dy shqiptarë arrestohen në Athinë, 105 kg kokainë e kishin fshehur në furrë

Dy shqiptarë arrestohen në Athinë, 105 kg kokainë e kishin

Policia greke ka goditur një grup të trafikut të kokainës të përbërë nga shqiptarë dhe kroatë. Mediat greke raportojnë se gjatë operacionit u sekuestruan 105 kg kokainë dhe rreth 600 mijë euro. Ndërsa u arrestuan dy shqiptarë dhe një kroat.

Lënda narkotike ishte e fshehur në enë me rërë dhe në furrë.

Grupi vepronte në zona të ndryshme të Adhinës, ndërsa pritet që gjatë ditës policia të dalë me një njoftim zyrtar.

Për këtë operacion reagoi edhe Ministri i Mbrojtjes, Michalis Chrysohoidis, i cili ka publikuar në Twitter një video nga operacioni.

"Puna është bërë, shumë urime policisë greke", shkruan ministri.

EMISIONET