Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridhalos.  Shqiptarët e identifikuar me emrin Elvis Pepa dhe Leonard Pepa ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar zougla.gr dy shqiptarët e kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur

Arratisja e tyre është vënë re sot në mëngjes  kur nuk janë paraqitur në momentin kur bëhet prezenca, informon oranews.tv

Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre ndërsa rasti i është referuar ministrisë së Drejtësisë. 

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë  dy shqiptarët kanë arritur të largohen rreth orës 20:30 të mbrëmjes së 1 janarit dhe janë kuptuar vetëm në mëngjes kur ka nisur numërimi. Sipas autoriteteve të burgut, dy shqiptarët kanë shfrytëzuar zonën e cila nuk ruhej me policë, dhe kanë arritur të kapërcejnë murin e rrethimit me litar.

Dy shqiptarët e arratisur edhe pse kanë të njëjtin mbiemër, mësohet se nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave deri tani, njëri  është nga Elbasani dhe jetonte në Korfuz, ndërsa tjetri jetonte në Athinë.



/Ora News.tv/