Presidenti shqiptar Ilir Meta është takuar me presidentin italian Sergio Mattarella në komunën arbëreshe Shën Mitri në rajonin e Kalabrisë.

Së bashku ata kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 550 vjetorit të vdekjës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbe e cila u zhvillua në kolegjin e njohur arbëresh Shën Adriano ku kanë studiuar figurat më të larta të letërsisë e patriotizmit shqiptaro-arbëreshë.

"Popujt tanë nuk i bashkon vetëm deti, por historia jonë e hershme dhe moderne, dëshmia më e gjallë dhe modeli më i mirë i kësaj bashkëjetese të përjetshme janë arbëreshët"

Presidenti italian e nisi në shqip fjalën e tij ndërsa shprehu mbështjetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit.

"Jam i bindur që Shqipëria në të ardhmen do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Italia do të jetë mbështetëse e saj."

Ky takim mes dy presidentëve ka pasur vemendjen edhe nga mediat italiane.



/Ora News.tv/