Pogradec, makina përplas këmbësorin e dehur

Pogradec, makina përplas këmbësorin e dehur

Në aksident i rëndë rrugor u shënua mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Zërvaskë.

Një automjet tip Benz ka përplasur një këmbësor në rrugë i cili sipas informacioneve paraprake ka qenë i dehur. Drejtuesi i mjetit është Rodolf Seitllari ndërsa i plagosuri Shpëtim Rexhollari, të dy banues në fshatin Zërvaskë.

Mendohet se i plagosur ka qenë duke kaluar rrugën teksa është përplasur nga automjeti, pasojat e aksidentit duken edhe mbi xhamin e automjetit ku është përplasur fort koka e 55 vjecarit Rexhollari i cili u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Pogradecit.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ky aks rrugor është mjaft problematik pasi mungon ndriçimi rrugor dhe fushpamja dhe jo të pakta kanë qenë edhe rastet me pasoja fatale.

EMISIONET