Dy humbje në katër javë, Lerda zbulon problemin te Partizani i tij

Dy humbje në katër javë, Lerda zbulon problemin te Partizani i

Partizani regjistroi humbjen e dytë në katër javë të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi u mposhtën minimalisht, 1-0 nga Laçi.

Një disfatë që dhemb tek të kuqtë, me trajnerin Franco Lerda që pohoi se Laçi është një skuadër e fortë në shtëpi dhe se duhet të punojnë më shumë në 20 metrat e fundit.

"E dinim që Laçi është i fortë, sidomos në shtëpi. Në pjesën e parë i jemi afruar shumë pak portës, por në të dytën u ndëshkuam vetëm nga një rast, në një top të humbur në mesfushë. Duhet të punojmë më shumë në 20 metrat e fundit. Skuadra është atje ku duhet. Vertikalizimet na kanë munguar, por kjo edhe për meritën e Laçit që u mbyll mirë mbrapa. Luajta me Bardhin në sulm pasi është një lojtar që e njeh kampionatin shqiptar. Solomon është i pezulluar, ndërsa Broën erdhi para tre ditësh nga Kombëtarja. Mes Bardhi dhe Ekuban, zgjodha Bardhin”.-përfundoi Lerda.


EMISIONET