Dy futbollistë braktisin "anijen" vlonjate, pranë zyrtarizimit në Kinë

Dy futbollistë braktisin "anijen" vlonjate, pranë

Flamurtari humbet një tjetër futbollist të rëndësishëm për gjysmën e dytë të sezonit. Mbrojtësi Albi Alla ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë për të nisur një aventurë në ligën e dytë kineze me skuadrën e Yanbian. 26 vjeçari e njoftoi largimin nga skuadra vlonjate nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Instagram":

"Qe sot nuk do jem me pjese e Flamurtarit. Falenderoj çunat e ekipit per keto 6 muaj te kaluara ne menyre te shkelqyeshme sebashku, nje grup shume i forte qe do e mbaj mend gjate. Falenderoj drejtuesit e klubit per mirekuptimin dhe presidentin Sinan Idrizi per mbeshtetjen e tij ne lidhje qe karriera ime futbollistike te heci sa me perpara dhe duke mos me krijuar asnje lloj pengese. Do ju jem gjithmone mirenjohes qytetit te Vlores dhe flotes. Me respekt, A.A.6"-shkruan Alla.

Pas mbrojtësit, një tjetër firo ka ndodhur te Flamurtari. Bëhet fjalë për mesfushorin argjetinas Agustin TorassaEdhe 30 vjeçari ka një ofertë të majme nga liga e dytë kineze dhe nuk pritet të bëj "pas". Me këto largime nisin të shtohen dhimbjet e kokës në kampin e vlonjatëve, që me Alla e Torasa kishin nisur projektin e Flamurtarit të këtij sezoni.

EMISIONET