Dy aksidente në vetëm dy minuta, vajzat mbi biçikletë përplasen nga makinat

Dy aksidente në vetëm dy minuta, vajzat mbi biçikletë

Bashkë me shtimin e biçikletave në rrugët e kryeqytetit janë shtuar edhe aksidentet e këtyre të fundit.

Vetëm mëngjesin e sotëm, dy vajza kanë përfunduar në spital pasi janë përplasur nga automjetet ndërsa lëviznin me biçikletë.

Aktidenti i parë u shënua rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, ku një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes shtetasen N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vetëm dy minuta më pas, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve..

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)

EMISIONET