Dy adoleshente arrestohen për vdekjen e një burri

Dy adoleshente arrestohen për vdekjen e një burri

Dy adoleshente të moshës 14 dhe 16 vjeç u arrestuan të shtunën nga policia gjermane, nën akuzën e vrasjes.

Vajzat akuzohen se vranë një pensionist, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. I moshuari rreth 80-vjeç pësoi atak kardiak rreth orës 17:00 të shtunën në Ëisbech, Cambridgeshire.

Ndonëse policia arrestoi vajzat, rasti po trajtohet si “i pashpjegueshëm dhe i dyshimtë", ndërsa oficerët janë duke pritur rezultatet e ekspertizës.

Vajzat për moemntin janë liruar me kusht deri në 25 tetor.

Një zëdhënës i Policisë së Cambridgeshire tha: "Ne u thirrëm rreth orës 17:00 të shtunën (28 Shtator) nga shërbimi i ambulancës, me denoncimin se një burrë kishte pësuar një atak kardiak në Edinburgh Drive, Ëisbech. Burri, rreth të 80-ave, për fat të keq kishte ndërruar jëtë në vendin e ngjarjes.Në këtë fazë vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme.

Tre vajza të moshës 12, 14 dhe 16 vjeç dhe një djalë 20 vjeç u arrestuan në lidhje me vdekjen. Dy vajza të moshës 14 dhe 16 u liruan me kusht deri në 25 tetor. Ndërsa vajza tjetër 12-vjeçare dhe burri janë liruar pa qenë të detyruar për veprime të mëtejshme. Ndërkohë hetimi vazhdon.”

EMISIONET