Durrsaku kërkohej në Itali për trafik droge, kapet në vendlindje

Durrsaku kërkohej në Itali për trafik droge, kapet në

Një 39-vjeçar i dënuar për trafik droge në Itali është arrestuar në Durrës.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 39-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u arrestua Genci Maksuti, 39 vjeç, banues në Durrës.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2018 e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2020, policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana ka kapur 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

EMISIONET