Durrës: Punonjëset e fasonerisë protestojnë para Tatimeve për pagën e luftës

Durrës: Punonjëset e fasonerisë protestojnë para Tatimeve

Rreth 132 punonjëse të fasonerie në fshatin Fllakë të Durrësit kanë dalë në protestë.

Ato janë mbledhur para Drejtorisë së Tatimeve në Durrës dhe kërkojnë pagën e luftës.

Kërkesa e punonjësve është që të gjitha ta marrin pagën e luftës dhe jo vetëm një pjesë e tyre.

''Ne kërkojmë o të gjithë o asnjë, padrejtësi të tilla nuk mund të bëhen. Të larguarit që janë larguar për një javë dhe janë rikthyer përsëri në punë ose kanë punuar diku tjetër kanë marrë 400 mijë lek, kjo nuk është e drejtë. O të gjithë o asnjë'', shprehen ata.

EMISIONET