Durrës, makina aksidenton për vdekje vajzën 7-vjeçare

Durrës, makina aksidenton për vdekje vajzën 7-vjeçare

Një vajzë e mitur është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrotull në Durrës, ku drejtuesi i mjetit përplasi vajzën 7-vjeçare, e cila ndërroi jetë.

"Më datë 09.03.2018, në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës shtetasi Rexhep Dama 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.H. 7 vjeçe,  e cila ka ndërruar jetë", tha policia.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm.

EMISIONET