Ora News siguron videon/ Autobusi përplas një person, gjen vdekjen nga shtypja e furgonit

Ora News siguron videon/ Autobusi përplas një person, gjen vdekjen nga

Një autobuz përplasi për vdekje një shtetas që udhëtonte me motor. 

Nga pamjet e siguruara prej Ora News shihet se viktima është shtypur edhe prej një tjetër mjeti tjetër. 

Me mbërritjen në vendngjarje është ndaluar drejtuesi i autobuzit, ndërsa nisën dhe hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë. Megjithate mesohet se po hetohet edhe pista e vrasjes.

Viktima është 25 vjecari me inicialet R.B., banues në lagjen nr.15 në Durrës. 

Ngjarja ka  ndodhur  rreth orës 20:10, të mbrëmjes së sotme në autostradën Tiranë- Durrës në afërsi të një karburanti, në Shkozet.

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjeve ka rezultuar se viktima kishte shenja në trup.

Menjëherë pas kësaj kanë nisur dhe hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

EMISIONET