"Rama ik" në Durrës! Ekspertët izraelitë vijojnë inspektimet e banesave, qetësojnë banorët

"Rama ik" në Durrës! Ekspertët izraelitë

Një qytetar në Durrës shfrytëzoi vizitën e kryeministrit Edi Rama për ti kërkuar këtij të fundit për tu larguar, por as në këtë rast kryeministri nuk e la pa përgjigje.

Si për të qetësuar më banorët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti kryeministri zgjodhi që të kryejë një inspektim në Durrës me grupet e ekspertëve nga Izraeli.

Në një prej pallatave dëmet janë të konsiderueshme, por ekspertët thanë se struktura nuk ka lëvizur ndaj i sugjeruan banorëve ta puthin pallatin.

" Inxhinieri im thotë që pas kësaj katastrofe duhet ta puthësh shtëpinë tënde sepse ka qëndruar sepse ju ka mbrojtur shtëpia"

Kjo është pajisja me të cilët ekspertët kontrollojnë gjendjen e kolonave të pllateve për të parë nëse ka dëmtime.

Ndërkohë këtë të hënë nis puna për riparimin e objekteve në Durrës.

Durrësi është ndër zonat më të prekura nga tërmeti, ku shumë persona humbën jetën nën rrënoja dhe shumë qytetarë kanë mbetur në qiell të hapur nga rrënimi i banesave.

 

EMISIONET