Durrës, aksidentohet gruaja, policia kërkon ndihmë për identifikimin e saj

Durrës, aksidentohet gruaja, policia kërkon ndihmë për

Një grua rreth 50 vjeçe është aksidentuar një ditë më parë, por policia kërkon ndihmë për identifikimin e saj.

Gruaja e aksidentuar ndodhet në spital në gjendje serioze për jetën, ndërsa u arrestuar drejtuesi i mjetit.

"Më datë 15.07.2018, tek Stacioni i Trenit , Durrës shtetasi D.Xhafa ( është arrestuar) duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar një  shtetase këmbësore, e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe. E aksidentuara ndodhet në Reanimacion në Spitalin e Traumës Tiranë", sqaron policia.

E aksidentuara është rreth 1.60 cm e gjatë, më flokë në ngjyrë të zezë të shkurtra.

Në momentin e aksidentit ka pasur të veshur një palë shapka ngjyrë blu, xhinse ngjyrë blu, një bluzë ngjyrë blu dhe një kapele verore në kokë.

Çdo shtetas, i cili ka ndonjë informacion që ndihmon në identifikimin e saj është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217.

EMISIONET