Duro: Vuajtëm mungesat, Luftëtari një skuadër e rrezikshme

Duro: Vuajtëm mungesat, Luftëtari një skuadër e rrezikshme

Në takimin e javës së 22-të të Kategorisë Superiore, Luftëtari befasoi Flamurtarin, duke i mundur këta të fundit me një gol të Shkurtaj, por sipas trajnerit të skuadrës bregdetare, Shpëtim Duro, kjo humbje erdhi për shkak të mungesava dhe ndryshimet e detyrueshme të pozicioneve në fushë.

"Është pjesë e futbollit. E kisha parashikuar ndeshje të vështirë. Luftëtari është e rrezikshme jashtë fushe. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, patëm mundësi të shënonim. Në fillimin e të dytës, u goditëm, Luftëtari e menaxhoi më mirë situatën. Patëm vështirësi për shumë faktorë. Dëmtimet, mungesat, ndryshimi i detyruar i pozicioneve. Edhe kushtet atmosferike, një erë e fortë në pjesën e dytë.

"Si ato brenda, edhe ndeshjet jashtë, janë të vështirë. Ne do vazhdojmë punën tonë. Tani kemi shumë vështirësi, sepse kemi shumë lojtarë me kartona dhe të dëmtuar.

"Ata janë ndër lojtarët më fantazistë. Nuk do jenë edhe për disa ndeshje, dhe na kanë dëmtuar. Kalimi i Pollozhanit në mesfushë e ndryshon ritmin e lojës. U detyruam të spostojmë Zukën në mbrojtje, dhe kishte vështirësi. Futbolli i tillë është, nëse do shënonim mundësitë tona, do bënim një lojë ndryshe në të dytën. Mbuluam treshen sulmuese, dhe nuk patëm rrezikshmëri nga Luftëtari, por goli na e vështirësoi takimin.

"Nuk bëhet fjalë për nënvlerësim. E kam thënë, të gjitha skuadrat janë të forta. Luftëtari është një skuadër e rrezikshme. Këto janë momente të lojës që përcaktojnë zhvillimin e lojës. Një gol në pjesën e dytë, e vendosi takimin. Era e fortë na e bëri të vështirë të krijojmë aksione."- tha Duro për mikrofonin e "SuperSport".

EMISIONET