Duro e ka me arbitrat: E njëjta histori kundër Laçit, po ndikojnë tek skuadra

Duro e ka me arbitrat: E njëjta histori kundër Laçit, po

Flamurtari po kalon një moment jo, duke pësuar humbjen e 3-të rrjesht në kampionat. Pas humbjes me Laçin, për mikrofonin e "SuperSport" Shpëtim Duro theksoj se vendimet e arbitrave të takimit ndikuan në rezultatin e ndeshjes.

"Nuk dua ta filloj nga faullët. Kisha vendosur të mos merrem me arbitrat. Jam pak i tensionuar nga golat e shënuara nga Laci. Kam nevojë të di se cfarë thotë edhe paneli për këtë.

"I kam parë rastet në television dhe besoj se Rexinaldo ka qenë 2-3 metra offside, edhe penalltia nuk ka qenë. Ta cosh ndeshjen 2-0 që në minutën e 20, për mua është shumë e vështirë për tu përmbysur. Edhe ne kishim shumë raste për tu dhënë, por abritri nuk i dha.

"Në pjesën e dytë ekipi reagoi, por 2-0 është shumë i vështirë për tu përmbysur. Edhe në kishim fajet tona në golat e tretë dhe të katërt. Do ti diskutojmë në vazhdim.

"Janë bërë tre ndeshje me Lacin, e njëjta histori. Në të dyja ndeshjet e para jemi dënuar. Tre ndeshje me Lacin e njëjta histori, por e sotmja ishte skandaloze.

"Ata janë të dy debutues. Janë vendime teknike. Kisha më shumë bindje që të luante portieri Sali. Në Shkodër ai kishte disa problem, por do të ishte aktivizuar që atje."- tha Duro.



 

EMISIONET