Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, iu drejtua sot me një letër Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke kërkuar angazhimin e tij për çështjen e të ndjerit Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.

"Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të komunitetit grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indiferencë burokratike dhe formalitete justifikuese", shkruan Dule.

35 vjeçari Kaçifas mbeti i vrarë më 28 tetor në fshatin Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat e policisë. Ai u qëllua për vdekje nga Forcat RENEA.

/Ora News.tv/