Dueli ndaj Kukësit, Gega "i tregon" gjunjët Safet Gjicit

Dueli ndaj Kukësit, Gega "i tregon" gjunjët Safet Gjicit

Partizani e ka fituar tashmë titullin kampion, por kjo nuk i ndal të kuqtë që të tentojnë maksimumin në dy ndeshjet e fundit të sezonit.

Përpara takimit të kësaj të diele ndaj Kukësit, trajneri i kryeqytetasve, Skënder Gega doli në konferencën për shtyp ku foli për kundërshtarin dhe futbollistët që do të hedh në fushë.

Gjithashtu, ai i dha fund thashethemeve të një kalimi te Skënderbeu, dyshime të aluduara pas një takimi të tij me presidentin e korçarëve, Ardjan Takaj.

Ndeshja me Kukësin

Gega: Ka qenë rivali ynë konstant, megjithëse asnjëherë para nesh. Ka qenë ndjekësi ynë. Edhe pse kemi fituar trofeun, e kemi vlerësuar ndeshjen. Do të luajmë me grupin më të fortë që kemi. Dua të kënaqim tifozët. Do të mundohemi të respektojmë rivalin. Jemi me presionin që të shijojmë ndeshjen 90 minuta. Lojtarët që janë te kombëtarja do të bashkohen me ne sot. Grupi do të jetë më i fortë me ta. Jemi profesionistë dhe stërvitemi për të treguar vlerat, sikurse kemi bërë gjatë gjithë vitit.

Formacioni ?

Gega: Nuk e kemi vendosur akoma, por do të mundohemi të respektojmë atë grup që e ka sjell Partizanin deri këtu, e meritojnë. Bonuset ndahen në fund.

Lojtarët e ftuar nga kombëtarja?

Gega: Zbori i kombëtares është pozitiv, djersa e lojtarëve është shpërblyer. Ata kanë marrë frytet e punës së tyre. Jemi të kënaqur, ashtu si edhe shokët e tyre. Me rëndësi është që Reja sheh kampionatin dhe duhet t’i jap secilit atë që i takon. Është e vështirë të futësh çdo njeri. Ai po mundohet të bëjë përzgjedhjen më të mirë. Për sa i përket Asanit mund të them se nuk ka ndikuar. Çdo lojtar me pasaportë shqiptare ka të drejtë të dëshirojë të bashkohet me kombëtare, sidomos kur ka realizuar edhe gola. Megjthatë është zgjedhja e Rejas, shpresoj që nga kampionati ynë të marrin shanse.”

Sa kohë duhen që këta lojtarë të luhen me kombëtaren?

Gega: Është zgjedhja vetëm e tij. Do të bëj krahasimet me lojtarët që vijnë nga kampionatët e huaja. Do të jetë kënaqësi për të gjithë ne. Kombëtarja prandaj quhet kombëtare, sepse është e të gjithëve, s’ka rëndësi nëse jeton jashtë apo këtu. Uroj që të jap maksimumin.”

Sa i rrezikshëm është Kukësi në këtë sfidë?

Gega: Gjoka dhe Gjici janë të parët e shtëpisë, nuk kemi pse më pyesni mua. Nesër luajmë në fushën tonë, stadiumi do të jetë i kuq komplet, i kemi gjithë arsyet për të bërë maksimumin.I kemi mbyll batutat. Ne jemi bërë gati për festë. Çdo gjë ka shkuar mirë.

Batuta e Gjicit me gjunjët?

Gega: Koha do ta tregojë si i kishim gjunjët. Është batutë e një presidenti që ka bërë risi. Gjatë kampionatit ka batuta, me këtë rast i uroj edhe Gjokës, edhe Dajës, një sezon më të mirë.”

Festa?

Gega: Duhet t’i largojmë paragjykimet. Kundërshtari është kundërshtar 90 minuta, por nuk duhet paragjykuar trajnerat se  ku e pinë kafen. Duhet t’i largojmë këto. Secili ka shtëpinë e tij. Le të vijnë të gjithë , e kanë derën hapur.

Takim me Takajn?

Gega: Takaj është shoku im prej 30 viteve. Kemi luajtur bashkë me moshat. Është moshatari im. Si Takaj takoj edhe të tjerë, 90% të presidentëve i njoh. Ai më uroi për kampionatin, unë e urova për të ardhmen. Tani me telefon mund të bësh edhe film. Jam pjesë e Partizanit, mundohem t’i rri besnik deri në fund."-përfundoi Gega. 

EMISIONET