Duele "big" në Kategorinë Superiore, Skënderbeu e Kukësi vetëm për fitore

Duele "big" në Kategorinë Superiore, Skënderbeu e

Java e 19-të e Kategorisë Superiore rezervon përballje spektakolare edhe pse jo përcaktuese për skuadrat që pretendojnë titullin kampion. Ky raund do të ngrij siparin me supertakimin që do të luhet sot sonte në 18:00 mes Skënderbeut kryesues dhe Flamurtarit ndjekës.

Një 90 minutësh ku pritet të ketë një garë të ashpër sportive, mes dy ekipeve që kanë në përbërje futbollistë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment. Skënderbeu pritet të reshtohet me modulin 4-3-3, ku në repartin e sulmit do të luajnë Gavazar dhe James nga krahët në mbështetje të Ali Soëe, ndërsa nga ana tjetër kuqezijtë do të startojnë me skemën taktike 4-4-2.

Muharem pritet të bëj debutimin dhe në majë të sulmit do të aktivizohet Danilo Alvesh dhe Bushiç. Në takimet e tjera spikat dueli mes Kukësit dhe Kamzës. Kampionët në fuqi janë të dënuar për të fituar, pasi nuk duan të lëshojnë terren nga dy skuadrat e kreut, por edhe për të përfituar nga rezultati i Korçës.


Partizani pret Laçin, Vllaznia viziton Lushnjën ndërsa Teuta pret në "Niko Dovana" Luftëtarin.  

EMISIONET