Duan Champions, Paratici "hidhëron" tifozët e Juventusit

Duan Champions, Paratici "hidhëron" tifozët e Juventusit

Juventusi e ka nisur mjaftë mirë vitin 2020 pasi mposhti Cagliarin me rezultatin 4-0 në javën e 18-të të Serie A. 

Klubi bardhezi me një Cristiano Ronaldo në super formë do të synojnë të fitojë gjithçka këtë sezon. Trofeu i Champions League është një nga ëndrrat e tifozëve të Juventusit, pasi mungon nga viti 1996-të. Për të mbërritur tek ky trofe prestigjoz skuadra duhet të ketë në dispozicion emra vilësor.

Ndërkohë, Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici deklaroi se merkatoja e dimrit mund të konsiderohet e mbyllur. Nga klubi torinez mesfushori turko-gjerman Emre Can nuk do të largohet në janar.

“Jemi shumë të lumtur që arritëm të blejmë Kulusevskin, ndonëse na vjen keq që nuk e morëm menjëherë në Torino. Që në fillim të negociatave e dinim që duhej të mbyllte sezonin te Parma, por kemi investuar te një të ri me të ardhme premtuese. Sa i përket Emre Can, mund të konfirmoj se do të mbetet pjesë e Juves, ndërsa merkatoja jonë mund të konsiderohet e mbyllur”, deklaroi Paratici.

EMISIONET