Dua nuk heq dorë nga thyerja e rekordeve, albumi i saj arrin miliarda klikime
Dua Lipa njihet në industrinë e muzikës si një prej artisteve me më shumë vlera, e cila ka marrë cmime në evente të ndryshme.
Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar suksesin që ka arritur me albumin e saj "Dua Lipa" duke thyer rekord sërish.
Tashmë këngëtarja me origjinë shqiptare njihet për thyerjen e rekordeve.
"Para dy vitesh, Dua Lipa publikoi albumin e saj të ri 'Dua Lipa'.
Albumi u kthye në më të dëgjuarin në botë, i krijuar nga një femër, me 10.5 miliardë klikime dhe 3.5 milionë shitje, ku hitet më të mëdha ishin 'New Rules' dhe 'IDGAF'!", shkruhet në postimin nga Music Facts, të cilin e ka shpërndarë edhe Dua.