Drogë, armë dhe grabitje, 58 të arrestuar në Itali

Drogë, armë dhe grabitje, 58 të arrestuar në Itali

Policia e Romës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjitshme të Antimafias Italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande kriminale me bazë në lagjen periferike romane Montespaccato.

Operacioni i ekzekutuar në bashkëpunim me policinë spanjolle ka çuar në urdhër arrestimin ndaj 58 anëtarëve të kësaj bande të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga Spanja në Itali, zhvatje, grabitje, sekuestrim personi, armëmbajtje pa leje, pastrim e riciklim të paligjshëm parash, regjistrim i rremë i pasurive të patundshme, huadhënie me aktivitet ekonomik e sipërmarrës kryer në rrethana mafioze.

Operacioni është shtrirë në Spanjë, Romë e në rajonet italiane të Piemontes, Molises e Sardenja.

Sipas hetimeve kjo organizatë kriminale drejtohej nga italiani Franco Gambacurta.

Me urdhër të Gjykatës së Romës anëtarëve të kësaj bande kriminale i janë sekuestruar 12 shoqëri biznesi, 14 pasuri të patundshme, automjete , raporte financiare e kuota investimi në vlerë 7 milionë euro.

EMISIONET