Droga nga Shqipëria shkaktoi luftën mes klaneve mafioze në Itali

Droga nga Shqipëria shkaktoi luftën mes klaneve mafioze në Itali

Antimafia italiane ka ezkekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion i cili ka çuar në arrestimin e anëtarëve të klanit mafioz Perna të Sacra Corona Unita me veprim në provincën e Foggias e kryesisht në territorin e Vestes.

Ky klan mafioz drejtohet nga bosi Girolamo Perna.

Në pranga janë vënë 7 persona me akuzën e trafikut të marijuanës, kokainës e armë mbajtje pa leje. Në gusht të këtij viti në një tjetër operacion, antimafia italiane arrestoi dy eksponentë të lartë të klanit mafioz Perna.

Hetimet e antimafias italiane kanë zbardhur se klani Perna prej vitit 2015 është përfshirë në një luftë mafioze me klanin e bosit mafioz Marco Raduano për kontrollin e trafikut të drogës që mbërrin në Itali nga brigjet shqiptare.

Investigatorët italianë kanë vërtetuar se si marijuana e trafikuar nga Shqipëria ka shkaktuar një luftë mes klaneve të mafias Sacra Corona Unita e përmenduar disa herë dhe në raportet e antimafias italiane.

Nga kjo luftë mafioze në janar të 2015 u ekzekutua Angelo Notarangelo, bosi mafioz i Garganos, ndërsa në prill të 2018 u vra në një atentat me armë zjarri mafiozi Gianbattista Notarangelo.

Gjatë ditës priten në një konferencë shtypi në drejtorinë e policisë së Foggias të zbardhen më shumë detaje nga ku operacion.

Ndërsa Minsitri i Brendshëm italian Mattteo Salvini ka përgëzuar trupat policorë për suksesin e këtij operacioni.







EMISIONET