Dritë në fund të tunelit për Interin, Torino e Sampdoria bëjnë detyrën

Dritë në fund të tunelit për Interin, Torino e Sampdoria

Seria A ka zhvilluar katër takimet e vlefshme për javën e 24-t.

Në "Giuseppe Meaza" Inter është rikthyer tek fitorja, me zikaltërit që mposhtën 2 me 1 Bologna-n. Takimi nisi praktikisht me gol për të besuarit e Luciano Spaletti-t që e gjetën golin pas vetëm 2 minutash me anë të Eder.

Italo-braziliani shfrytëzoi një pasim të Brozoviç për të mposhtur Mirante. Reagimi i miqve erdhi nga një ish. Rodrigo Palacio përfitoi nga një gabim i Miranda dhe i vetëm përballë Handanovic nuk gaboi. Në pjesën e dytë ishte Karamoh që shpalosi të gjithë talentin në një goditje që nuk i la hapësirë për reagim gardianit të Bologna. Përfundimisht 2 me 1 dhe Inter rikthehet tek fitorja, pas 8 javësh, ku arriti të marrë 5 barazime dhe 3 humbje.

Në takimet e tjera Torino kaloi pastër 2 me 0 Udinese, Sampdoria mposhti 2 me 0 Veronën, ndërsa Chievo u mund në shtëpi 1 me 0 nga Genoa.

Takimi mbyllës i kësaj jave luhet në "Olimpico" aty ku Roma pret Beneventon e vendit të fundit.

EMISIONET