Forcat Speciale kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (15 shkurt) në banesat e 3 gjyqtarëve, të cilët firmosën anulimin e dënimit me burg përjetë të Dritan Dajtit, dhe pranimin e gjykimit të shkuartuar duke ulur dënimin në 25 vite burg.

Gjatë kontrollit në banesën e Skënder Daminit u gjetën 17 mijë euro. Ndërkohë që gjatë bastisjes në Vlorë u gjetën 8 fishekë. Pas kësaj gjyqtari u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku u mor në pyetje për më shumë se dy orë.

Ndërsa Ora News ka siguruar videon e kontrollit të policisë në banesën e tij, mëson se gjatë dëshmisë  Damini ka thënë se paratë e gjetura ishin të djalit të tij, i cili merrej me biznes, ndërsa fishekët të një pistolete që ai kishte disponuar me leje.

Policia i ka mbajtur për verifikim telefonin.

Kontrollet janë bërë në banesat e gjyqtarit Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë - i cili ka banesa në Tiranë dhe Sarandë - dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër -  i cili ka banesë në Lezhë. 

Cfare ndodhi gjate dites se sotme 

Ora 14:55 Gjyqtari Skënder Damini: Paratë e gjetura në banesë janë të djalit tim, i cili ka bizneset e tij. Fishekët e gjetura në banesë i kam me leje

Ora 14:00 Perfundon marrja në pyetje e gjyqtarit Skënder Damini. Gazetari i Ora News informon se i janë gjetur një shumë prej 17 mijë eurosh dhe municione

Ora 12:02- Pas kontrollit në banesë gjyqtari i Gjykatës së Apelit të  Shkodrës, Skënder Damini është dërguar drejt policisë së Tiranës ku po merret në pyetje.

Ora 12:00- Policia konfirmon se ne banesat e gjyqtareve u gjeten mijera euro

"Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit. Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese. Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun." informon policia e shtetit.



Ora 11:00-  Gjyqtari Damini largohet pa u pergjigjur gazetareve

Gjyqtari Skender Damini nuk ka pranuar të japë asnjë koment për gazetarët të cilët ndodheshin pranë banesës së tij. Prej mëngjesit forcat Speciale kanë ushtruar kontroll në banesën e gjyqtarit këtu në Tiranë. 



Ora 10: 30 Kontrolli, gazetari u gjeten mbi 15 mije euro -Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj duke raportuar direkt  tha se në banesë gjyqtarit i janë gjetur një shumë mbi 15 mijë euro. "Aktualisht forcat operacionale të policisë së shtetit po ushtrojnë kontrollin në banesën e tij këtu në Tiranë.  Nga të dhënat që kemi mësuar se gjyqtari ndodhet në banesë me familjarët e tij.  Operacioni ka nisur që në orët e para dhe po vijon dhe në Vlorë e Lezhë,. Nga të dhënat e para është gjetur një shumë prej 15 mijë eurosh"  raportoi gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj.

Vetë gjyqtari dhe familja e tij kanë qenë në banesë kur është bërë kontrolli me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Vendim, i cili ishte marrë pasditen e djeshme (14 shkurt 2019).

Edhe në Vlorë është ushtruar kontroll në një apartament në pronësi të Skënder Daminit. Ka qenë djali i gjyqtarit i cili ka udhëtuar drejt Vlorës për ti vënë në dispozicion policisë çelësat e apartamentit që ndodhet në katin e fundit të një pallati me papafingo dhe me pamje nga deti. 

Vendimi për Dritan Dajtin u dha më 8 shkurt 2019 nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda. Tre gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimi kanë qenë pro aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg.  

Dy gjyqtarë, Fuat Vjerdha dhe  Lindita Hoxha kanë votuar kundër.

Vrasja e 2009 - Ngjarja për të cilën akuzohet Dritan Dajti ka ndodhur ne 7 gusht 2009 rreth orës 13:50, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës pranë pistës së vogël “Iliria” janë vrarë me armë zjarri katër punonjësit e policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. 


/Ora News.tv/