Gazetari Drilon Xhepollari ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re”, në “TV ORA”, ku foli për javën e 30 të Kategorisë Superiore. 

Pas hapit flas në Durrës, Tirana është e detyruar për të fituar kundër Vllaznisë dhe sipas Xhepollarit bardheblutë nuk do ta kenë aspak të lehtë në klasiken e futbollit shqiptar, pasi janë nën presion.  

Ashtu si Tirana, edhe rivali direkt i bardhebluve Kukësi ka një ndeshje ferri kundër Laçit ku objektiv mbeten 3 pikët.  

Gjithashtu Xhepollari u ndal edhe tek Kupa e Italisë, ku Hysaj dhe Napoli triumfon kundër Juventusit të Cristiano Ronaldo-s. 

Ndërkaq ai foli edhe për rikthimin e Premier League dhe zhvillimet e fundit të futbollit në ishull.

/Ora News.tv/