Drilon Hoxha tregon punën që ka bërë para se të bëhej i famshëm: Kam shtruar pllaka

Drilon Hoxha tregon punën që ka bërë para se të

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora, ka qenë aktori dhe regjizori i njohur Drilon Hoxha. Ai ka nisur intervistën e tij me moderatoren Ester Bylyku, duke treguar për punët që ka bërë para se të bëhej i famshëm. Driloni shprehet se vjen nga një familje e thjeshtë dhe ka bërë punë të ndryshme.

Ester Bylyku: Para së të bëheshe i famshëm, çfarë punë bëje?

Drilon Hoxha: Kam bërë shumë lloj punësh sepse vij nga një familje e thjeshtë. Kam punuar kamarier, kam punuar si pllakashtrues, unë i prisja pllakat, ia jepja ustait dhe ai i ngjiste. Kam qenë shumë i vogël kur e kam bërë këtë lloj punë. Jeta ime filloi pasi mora pjesë në një spektakël “Talent Show”, lashë pllakat dhe punën si kamarier.


EMISIONET