Drejtshkrimi me probleme, emrat e shkollave me mungesë të shenjave të pikësimit

Drejtshkrimi me probleme, emrat e shkollave me mungesë të shenjave

Disa shkolla në Tiranë që në dukje kanë probleme me drejtshkrimin e emrit të saj.

Në drejtshkrimin e gjuhës shqipe përcaktohet se emri i shkollave, rrugëve dhe institucioneve vendoset në thonjëza.

Me bujë të madhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj inaguroi shkollën “Servete Maçi”, por nuk ka vënë re një detaj të vogël megjithëse shumë të rëndësishëm, emrit i mungojnë thonjëzat dhe vija ndarëse te fjala "9-Vjeçare".

Këto dy rregulla gramatikore i artikulojnë shumë mirë edhe këto dy nxënëse të klasës së katërt dhe të gjashtë.

"Gabime drejshkrimore ka pasi sepse shkolla "Servete Maçi" duhet në thonjëza sepse emrat e shkollave dhe rrugëve duhen gjithmonë me thonjëza. Dhe fjala 9-vjeçare duhet të jetë me vizë në mes".

Por nuk është vetëm “Servete Maçi” me probleme, edhe shkollës “Lidhja e Prizrenit” i mungojnë thonjëzat.

Gjithashtu edhe te emri i shkollës  9-vjeçare “Musine Kokalari”.

Ky problem vërehet edhe te emrat e rrugëve, asnjëra prej tyre nuk i ka thonjëzat.

Shkolla është institucioni kryesor i përhapjes së kulturës, dijes dhe mësimit të gjuhës shqipe, por paraqitja e tyre të jep përshtypjen se gjuha jonë ka probleme me drejtshkimin.

EMISIONET