Drejtori sportiv i Tiranës: Stërvitja e klubit nuk ka filluar, presim udhëzime nga FSHF

Drejtori sportiv i Tiranës: Stërvitja e klubit nuk ka filluar, presim

Tek KF Tirana ka pasur disa lojtarë të Tiranës që janë stërvitur në stadium pavarësisht rregullave të vendosura nga qeveria.

Ndërsa drejtori sportiv i klubit kryeqytetas shprehet se nuk ka pasur asnjë organizim nga vetë klubi për rifillimin e stërvitjes.

Arbi Laçi: Të gjitha klubet me grupe të vogla kanë shkelur terrenin e gjelbër dhe kanë filluar stërvitje. Pothuajse të gjitha klubet të ndarë në grupe të vogla kanë bërë stërvitje. Ndërsa për rastin që ju thoni, janë dy lojtarë që bënin stërvitje në rrugë dhe një moment vendosën që të futen në stadium. Të gjithë kanë gjetur një moment gjatë fashës së orarit të lejuar për tu stërvitur. Ne kemi filluar tashmë me stërvitjen online. Përgjatë kësaj periudhe kemi qenë në kontakt me FSHF. Ne gëzojmë kapacitete infrastrukturore për të ndjekur plane të ndryshme stërvitore. Fillimi i majit mund të na gjejë në fushë për të bërë stërvitje, normalisht duke ndjekur të gjitha masat e distancimit social apo edhe higjienës.

Ai gjithashtu komenton edhe për pagesat e lojtarëve të Tiranës.

Arbi Laçi: Diskutimi është i ndryshëm për ekipe të ndryshme në varësi të qytetit. Futbolli meriton më tepër vëmendje, edhe përpara pandemisë edhe në këtë kohë. Shpresoj që kjo kohë të kalojë sa më shpejt. Nuk duam që të presim vetëm për ndihma. Ka një manual nga FIFA për manaxhimin e situatës në këtë kohë. Nuk mund të them se si do të vijojë kampionati. Vetëm pas kësaj mund të bëjmë llogaritjet e duhura për reduktimin e pagave.

EMISIONET