Drejtoresha e teatrit rrëfen: Si e lashë Amerikën për Shqipërinë?

Drejtoresha e teatrit rrëfen: Si e lashë Amerikën për

Jonida Beqo është drejtoresha e teatrit 'Metropol', e cila ka studiuar në Amerikë për aktrim dhe regji për tu kthyer më pas në Shqipëri.

Ajo rrëfeu se këtë pozicion ia ofroi kryetari i bashkisë, Erion Veliaj pasi dinte eksperiencat e saj dhe ka ndjekur disa shfaqje ku ka aktruar.

"Erdha rastësisht, kam qenë e shkëputur nga Shqipëria për 17 vjet. Jam matura e 97-98, ka qenë kohë mjaft e vështirë dhe si shumë të rinj shkova në Amerikë ku studiova regji dhe aktrim. Pas një shkëputje goxha të gjatë, u kthyem për arsye familjare. Kam dy vajza dhe gjykuam që në këtë periudhë të fëmijërisë të ishin më afër gjyshërve, fisit, kulturës sepse tani që bota është zvogëluar shumë, të ardhmen e kanë përpara," - u shpreh Jonida.

Pasi iu bë oferta nga kryetari i Bashkisë, pranoi me kënaqësi dhe shtoi se nuk i preferon ndërhyrjet kur bëhen audicione për aktorët që do bëhen pjesë e ndonjë shfaqje. Nëse në të ardhmen nuk do jetë më drejtoreshë e teatrit, do jetë pjesë e gjithë audicioneve që do zhvillohen për të vazhduar karrierën si aktore.  


EMISIONET