Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi në një prononcim për mediat ka dhënë sqarimi në lidhje me kërkesat e maturantëve për provimin e Letërsisë.

Ajo ju përgjigj maturantët që protestuan para ministrisë së Arsimit kundër provimit të djeshëm të Gjuhës dhe Letërsisë.

Ata deklaruan se janë penalizuar nga testi i cili ka pasur pyetje jashtë programi dhe nuk i ishte përmbajtur programit për të cilin ata ishin përgatitur.

Por Vrapi tha se testi nuk ishte asnjë gabim shkencor dhe shtoi se nuk ka pasur ndonjë kërkesë në lidhje me pyetjet.

Rezana Vrapi: Pretendimi i tyre qëndron në lidhje nëse ka pyetje jashtë programit në test dhe dua të bëj me dije se asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Ne kemi verifikuar një për një që para se të bëhej testi. Dua të bëj me dije se mënyra si bëhen pyetjet ka një procedurë rreptësisht të rregullt. Një nga veçoritë e këtij procesi është niveli i vështirësisë së testit. Ne ndjekim procedura të përcaktuara në metodologjinë tonë, që kanë lidhje me nivelin e vështirësisë. Teza kalon në dy duar, që mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe strukturore të testit. Nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, se deri tani nuk kanë asnjë pyetje konkrete.

Një nga arsyet pse testi u bë vetëm me alternativa, ishte ajo e korrigjimit, për shkak të pandemisë. Ky ishte një detaj që MSH e mori në konsideratë për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Këto pyetje janë të mira, sepse masin nivelin e nxënësve, por patjetër që ato nuk mund të vlerësojnë të menduarit kritik. Për këtë, u caktuan disa pyetje, që masin pikërisht njohuritë mbi esetë.

Procesi nuk ka përfunduar ende, do bëjmë analizën, pastaj shpalljen e rezultateve. Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi testi nuk ka asnjë gabim shkencor. Ata nuk janë drejtuar me një pretendim të tillë për pyetje. Pas datës 18 qershor ne do të bëjmë shpalljen e rezultateve, edhe testi, edhe alternativa, që ata kanë zgjedhur për pyetje të caktuara do të bëhen publike.

Lidhur me mosdaljen e variantin të zgjidhjes Vrapi u shpreh se kishte 4 versione të ndryshme dhe do të bënin nxënësit konfuzë po të hidhej.

Rezana Vrapi: Janë bërë 4 variante testesh. Nëse ne do të shpallnim variantin e zgjidhjes do të bëheshin konfuzë. Nuk kam asnjë lloj pretendimi konkret dhe me pyetje konkrete nuk shikoj arsye. Në përfundim të gjithë procesit, kur ne korrigjojmë teste e maturantëve, ne shikojmë kurbën e shpërndarjes dhe nëse do ketë një arsye për të rishikuar pjesën e shpërndarjes së pikëve, patjetër që kjo do bëhet. Do bëjmë analizën dhe pastaj shpalljen e rezultateve. Nuk do ketë rivlerësim sepse testi nuk kishte probleme shkencore. Kur të shpallim rezultatet do bëjmë edhe shpalljen e secilit variant që nxënësit kanë pasur. Për sistemin e pikëve do bëhet analiza në fund të daljes së rezultateve, në lidhej me rishikimin e testitit nuk shoh asnjë arsye për shkak të procedurës që ne ndjekim hartimi i testit ka protokolle shumë të përcaktuara.

Dhe përderisa unë nuk kam asnjë lloj pretendimi konkret, nuk shoh asnjë arsye pasi i gjithë ekipi thotë se testi nuk ka asnjë lloj problemi. Nëse ka mësues që kanë këto pretendime të ulemi, por nuk i ndjek akuzat në rrjetet sociale. Kushdo të vijë në mënyrë zyrtare të ulet me ekipin, të shikojmë testin dhe pretendimet e secilës palë. Ju them me bindje se testi nuk ka asnjë gabim

Ndërkohë Qendra e Shërbimeve Arsimore njoftoi se nuk kishte asnjë pyetje jashtë programit dhe se maturantë që kanë ankesa për pyetjet janë të ftuar të adresohen QSHA-së.

"Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton se Testi i Maturës Shtetërore 2020 është mbështetur tërësisht mbi programin e reduktuar. Në lidhje me pretendimin e ngritur për “pyetje jashtë programit”, nënvizojmë se NUK KA ASNJË PYETJE jashtë këtij programi. Në këtë kuadër, ftohen nxënësit të sjellin pranë QSHA ankesat konkrete për pyetjet që mendojnë se janë jashtë këtij programi në mënyrë që të adresohen duke i hequr nga vlerësimi.

Në lidhje me cut-off-in, në përfundim të marrjes së rezultateve, QSHA do të shikojë kurbën e shpërndarjes së pikëve. Bazuar mbi këtë kurbë, nëse do të vihet re zhvendosje të saj (në rast se ka pasur ndonjë grup pyetjesh me një shkallë më të lartë vështirësie), atëherë do të shikohet mundësia e ri-shpërndarjes së peshave të pikëve në test. I gjithë ky proces do të analizohet profesionalisht dhe në mënyrë të kujdesshme nga specialistët e fushës në mënyrë që të bëhet më e mira për maturantët.

Njëkohësisht, duam të shprehim se testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe mënyra se si hartohet përjashton çdo mundësi që të ketë gabime – qoftë në përmbajtje dhe qoftë në përfshirjen e koncepteve jashtë programit.

 Për sa i përket dy (2) testeve të ardhshme të Maturës Shtetërore, bëjmë me dije se ata do të jenë me kohëzgjatje 2.5 orë dhe me alternativa, paçka se edhe kohëzgjatja prej 2 orësh e parashikuar në fillim është më se e mjaftueshme në zhvillimin e provimit"

/Ora News.tv/