Drejtësi për të gjithë!

Drejtësi për të gjithë!

E kjo nis me dhënien e drejtësisë për të paprekshmit, për të fortët dhe pushtetarët.

Donald Lu, ambasadori amerikan që zgjodhi të flasë në gjuhën shqipe, nuk u mjaftua me miratimin të reformës në drejtësi me 140 vota. Ish diplomati amerikan kërkonte që drejtësia të funksiononte, e pas hekurave të shkonte kushdo që ka shkelur ligjet e vendit.

Lu: Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë ju lutem të shqyrtoni rastet e Mark FrrokutArben Ndokës, Elvis Roshit.

Kjo dukej si një ëndërr për shoqërinë shqiptare. Në 27 vite drejtësia nuk kishte thënë fjalën e saj për pushtetarët. Por diplomati Donald Lu vendosi dhe afate për arrestimin e të ashtuquajturve peshqit e mëdhenj.

Lu: Arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqëve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm.

Por Lulzim basha shfaqet në skeptik, ndërsa për ambasadorin dha këtë këshillë.

Basha: Mos gënjevi veten tuaj zotëri ambassador, se shqiptarët nuk gënjehen më. Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podiumin e qeverisë këtu në parlament. Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë.

Duke treguar gishtin nga edi Rama Basha flet për një tjetër realitet.

BashaTë gjithë ata që prisnin arrestimin e peshqëve të mëdhenj, tani duhet të kënaqen me cironka.

Megjithatë mjaft deputetë u detyruan të linin Kuvendin ndërsa edhe kryebashkikë dorëzuan mandatin.

Dekriminalizimi largoi disa prej tyre nga Kuvendi ndërsa për të tjerë nuk mungoi as prangosja apo hetimi nga organet e drejtësisë.

Ish-deputeti Mark Frroku përfundoi pas hekurave dy herë, për çështjen Doshi dhe atë Kurti. Por drejtësia shqiptare i dha dënim vetëm për ndërtim të paligjshëm dhe fshehje të pasurisë. E kur I kishte mbetur më shumë se një vit burg, gjykata e Fierit vendosi ti japë lirinë ishdeputetit.

Emri i tij në trafikun e lëndëve narkotike u përmend shumë herët nga opozita. Dosjet nga italia por jo vetëm sollën dhe hetimin për Saimir Tahirin, ndërsa vetëm katër ditë më parë Krimet e Rënda nisën gjykimin në themel për ish ministrin Saimir Tahiri me akuzën e për trafik narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ish deputeti Armando Prenga, u vendos në pranga pas një përplasje me armë në qytetine  Laçit. Ai akuzohej për plagosje por shumë shpejt fitoi lirinë.

Edhe ish deputetetët socialist Arben Çuko dhe  Arben Ndoka prekën qelinë me akuzën e korrupsionit. Por vetëm pak ditë më vonë ata fituan lehtësim të masës së sigurisë, ku apeli I Krimeve të Rënda vendosi arrest shtëpie për dy ish zyrtarët e lartë.

Me pranga në duar shkoi përballë gjykatës edhe Tom Doshi por sot ai vijon të jetë i qetë deputet në Kuvend.

Këto ishin emra që sapo dëgjoheshin, ne media thuhje se ‘një peshk I madh’ përfundoi në qeli. Por shumë shpejt optimizmi për drejtësi i linte vend zhgënjimit, pasi ata njëri pas tjetrit fitonin larinë nmga drejtësia.

Të vetmin ‘peshq të mëdhenj’ pas hekurave e të përmedur nga Donald Lu janë  Emiljano Shullazi, dhe Klement Balili, ky i fundit u vetëdorëzuar pas dy vitesh në kërkim ndërkombëtar.


EMISIONET