Një lajm i rëndë ka ardhur nga Divjaka ku një fëmijë 6 vjeçar është përplasur për vdekje nga një gruaja. 

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit rreth orës 17:10. Policia bën me dije se ka qenë një automjet tip Benz që ka shkaktuar aksidentin e tragjik. 

Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak i policisë:

"Më datë 11.08.2018, rreth orës 17:10 në qendër të qytetit të Divjakës, mjeti tip "Benz" me drejtuese shtetasen  M.M ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 6 vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes".

Rasti vjen vetëm pak ditë pasi në Tiranë, një grua që drejtonte një automjet përplasi një vajzë 6 vjeçare dhe një të ri që udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja e ndodhur më 8 gusht në Tiranë:

Në orën 08: 40 në Kodër Kamzë, tek shinat e trenit, shtetasja Rozina Koleci, 38 vjeçe që drejtonte makinën me targë AA071UA, fillimisht përplasi për vdekje shtetasin Ramazan Ishni, i cili ishte duke drejtuar bicikletën ne momentin e aksidentit.

Më pas ka përplasur edhe nënën, Valbona Ndreu, 29 vjeçe me dy vajzat e saj që po kalonin në anën tjetër të rrugës. Makina është përplasur më pas dhe me një furgon të bardhë. 

E mitura me iniciale E.N, 7 vjeçe nuk mundi t`i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në vendngjarje ndërsa e ëma, Valbona Ndreu dhe vajza tjetër e saj me iniciale E.N 6 vjec u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Pas ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, mjekët nuk e vlerësojnë kritke gjendjen e tyre shëndetësore.

  Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit e cila nuk është larguar nga vendngjarja ndërsa janë kryer veprimet e mëtejshme hetimore

Ngjarja angazhoi në teren edhe drejtues të strukturave të policisë, Drejtorin e Policisë Rrugore Mithat Tolën dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu.

Menjehërë pas aksidentit dhe marrjes së dëshmive uniformat blu ndaluan drejtusen e mjetit, 38 vjecaren Rozina Koleci. 


/Ora News.tv/