Drama në parkun e lojrave, 2 të vdekur nga rrëzimi i vagonit të trenit

Drama në parkun e lojrave, 2 të vdekur nga rrëzimi i vagonit

Të paktën dy persona humbën jetën të shtunën pasi vagoni i një treni në parkun e lojërave në Meksiko City u rrëzua në tokë.

Dy persona të tjerë u plagosën nga aksidenti në parkun argëtues "La Feria Chapultepec", thanë zyrtarët vendas.

Dëshmitarët okularë thanë se viktimat ranë nga karroca e fundit e rrotulluesit Chimera në park.

Parku popullor u mbyll menjëherë pas incidentit, dhe autoritetet tani po hetojnë shkakun e aksidentit.

"Kjo tani është në duart e prokurorëve, të cilët tashmë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për një hetim," tha Miriam Urzua, një zyrtare nga organizata e mbrojtjes civile, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ajo tha se hetimi do të evidentonte shkaqet dhe përgjegjësitë për aksidentin.

Dëshmitari okular Rosalba Rodriguez u tha gazetarëve se nuk kishte pasur asgjë të jashtëzakonshme gjatë udhëtimin, i cili kishte përfunduar një pjesë të mirë të rrugës,   derisa ajo pa se karroca e fundit po binte.


EMISIONET