Dosja “Toyota Yaris”, Basha i gatshëm për të ndihmuar në hetim autoritetet belge

Dosja “Toyota Yaris”, Basha i gatshëm për të ndihmuar

Kryetari i Partsië Demokratike, Lulzim Basha do merret në pyetje të enjten (25 korrik) në prani të prokurorëve belg, lidhur me hetimet për "Toyota Yaris”.

Burime nga PD për RTV Ora bëjnë me dije se Basha, ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo - politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Zoti Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet ne pritje të rakordimit me to për mënyrën e bashkëpunimit.

EMISIONET