Dosja 'Tahiri', Berisha tregon si u kërcënua me fëmijën prokurori i Krimeve të Rënda

Në emisionin "360 Gradë" të Artur Zhejit në Ora News, ish-kryeministri Berisha foli edhe për debnoncimin e bërë prej tij lidhur me kërcënimin e një prokurori të Krimeve të Rënda përmes fëmijës së tij, si presion për dosjen Tahiri.

Berisha tha se dy persona kanë shkuar në shkollë dhe kanë terrorizuar fëmijën e mitur.

Zheji: Keni bërë një denoncim  për një lloj presioni të familjarëve të prokurorisë.

Berisha: Po.

Zheji: Prokurorinë e Krimeve të Rënda çfarë e pengon që të ndalojë apo ta marrë më afër, më 'xhan xhan' Saimir Tahirin aty, tani nuk ka më, zero imunitet?

Berisha: Njoftimin nuk e kam nga prokuroria, mesazhin këtu e kam. Mesazhi është i vërtetë. Kanë shkuar dy vetë në shkollë dhe kanë marrë fëmijën 8-10 vjeç. Është fëmija i kujt? I këtij. Hajde pak i kanë thënë.

Zheji: Punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ky?

Berisha: Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe i ka nxjerrë etiketën e xhaketës mbrapa, çfarë firme e ke, kush ta ka blerë, nxirrja dhe këmishën. Pa psikologë, pa prindër, një krim i vërtetë.A janë këta të dërguar militantë të PS, ata janë pastaj kriminelë të vërtetë, apo janë të dërguar nga këto vetorët militantë socialistë, ky është një krim i shëmtuar. Kjo është një gjë e organizuar.Këta nuk i çon Saimir Tahiri, këta i dërgon Edi Rama. Po u arrestua Saimir Tahiri, Rama mori fund, nuk pret cunamin popullor por ikën bashkë me Saimir Tahirin.


EMISIONET