Dosja "Covid", dezinfektimi në bashkinë Tiranë kontratë pa garë

Dosja "Covid", dezinfektimi në bashkinë Tiranë

Tenderave të dyshimtë në bashkinë e Tiranës nuk i kanë shpëtuar as ato për sigurimin e mjeteve të parandalimit të koronavirusit.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimeve Publike, nga marsi deri në qershor rezulton të jenë zhvilluar 10 procedura të cilat kapin vlerën e rreth 80 milion lekëve.

Shtatë prej tyre janë zhvilluar me negociim, por dhe në dy të tjerat nuk ka pasur konkurim. Në një prej tyre ka pasur vetëm një pjesëmarrës, ndërsa në tjetrin janë skualifikuar të gjithë veç fituesit.

Nuk është vetëm mungesa e konkurencës por edhe ndryshimi i aktivitetit të kompanive fituese në momentin e fundit lë shumë hapësirë për interpretime.

Konkretisht Gentian Horieti rezulton të ketë shtuar jnë objektin e aktiviteteit import-eksport të materialeve dhe pajisje të dezinfektimit si dhe ofrim i shërbimit të dezinfektimit të ambienteve të ndryshme në qershor, ndërsa është shpallur fitues i dy tenderave në muajin maj.

Në të njëjtën ditë Horieti ka nënshkruar dy marrëveshje me negociim, një për blerje të veshjeve speciale dhe një për blerje të mjeteve të punës.

Tre kompani të tjera kanë ndryshuar objektin e aktivitetit pak kohë para nënshkrimit të kontratës.

Por veprime të tilla në Shqipëri duket se janë kthyer në normalitet, teksa në Zimbabve për shkak të shpalljes fituese pa garë të një kontratë të fituar nga një biznesmen shqiptar u arrestua Ministri i Shëndetësisë së këtij shteti.

EMISIONET