Dortmund hedh sytë nga merkato, 23 milion euro për yllin e Barcelonës

Dortmund hedh sytë nga merkato, 23 milion euro për yllin e

Pas breshërit del dielli, dhe këtë fat pritet ta ketë edhe sulmuesi i Barcelonës, Paco Alcacer. I huazuar te Borussia Dortmund, spanjolli ka realizuar gjashtë herë, duke qënë deciziv për verdhezinjtë të cilët momentalisht kryesojnë Bundesligën gjermane me 19 pikë.

Të njëjtën formë Paco arriti ta shfaqë edhe te kombëtarja spanjolle, ku shënoi një dopietë në miqësoren që "La Roja" arriti 4-1 ndaj Uellsit. Për këtë drejtuesit verdhezi do të shfrytëzojnë opsionin e blerjes prej 23 milion euro në kontratën e tij, me 5 milionë të tjera që do derdhën në arkat e katalanasve në formë huazimi.

Nëse Paco firmos me Dortmund, ai do të nënshtrojë kontratë deri në vitin 2023 dhe do të fitojë tetë milionë euro në vit, duke u bërë lojtari i tretë më i paguar në klub pas Mario Gotze dhe Marco Reus.

EMISIONET