Dortmund godet në merkato, merr Hummels nga Bayern

Dortmund godet në merkato, merr Hummels nga Bayern

Legjendat kthehen aty ku e nisin.

Pas Mario Gotze, Borussia Dortmund ka arritur akordin me Bayern Munich për të rikthyer në shtëpi mbrojtësin, Mats Hummels. Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit verdhezi, që zbulon se sezonin e ri do ta nis me fanellën e tyre.

Tashmë mbetet vetëm që Hummels t'i nënshtrohet kontrollit mjekësor dhe më pas të firmos sërish si verdhezi. Ai u largua nga "Signal Iduna Park" në vitin 2016, duke kryer një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Por dashuria shijon më shumë dhe Hummels nuk i ka harruar 8 vitet e kaluara si verdhezi. Edhe statistikat me verdhezinjtë  flasin në favor të tij, me Hummels që ka shënuar 25 herë në 306 takime.

Nuk dihet ende se sa do i kushtojë arkave të klubit verdhezi kartoni i 30 vjeçarit, i cili kishte një kontratë me Bayern deri në verën e vitit 2021.

EMISIONET