"Dorëzohet" Hazard: Nuk mund ta zëvendësoj legjendën e Realit

"Dorëzohet" Hazard: Nuk mund ta zëvendësoj

Edhe pse u transferua me motivin për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon, Eden Hazard është i vetëdijshëm për peshën e fanellës që mbanë mbi shpinë tek Real Madrid.

 Belgu ka pranuar se është mjaftë e vështirë të ndjek hapat e yllit portugez. “Nuk është e lehtë ta marrësh fanellën e Cristiano Ronaldos, ai është historik. Hazardi beson rekordmenët Evropian do të luftojnë për çdo titull të mundshëm këtë sezon.

Ne do të japim maksimumin nga vetja për të fituar gjithçka. E di që Liga e Kampionëve është e rëndësishme. Unë jam këtu për ta fituar atë, është një garë e rëndësishme për të gjithë. Jam në klubin më të mirë në botë dhe shpresoj se do ta jap më të mirën time", përfundoi 28-vjeçari.

EMISIONET