I qetë por me një ton të prerë presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur dhe pyetjes së një gazetari nëse do të ishte e ndershme për të dhënë dorëheqjen.

Pyetja u bë në konferencën e sotme për media të kreut të shtetit ku komentoi vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor i cili linte në fuqi datën 30 qershor si datën e zgjedhjeve.

"Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, i përket Republikës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë. Përkundrazi. Nga ky institucion do të nisë ringritja e Republikës. Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe as në një koloni të  asnjë fondacioni ndërkombëtar. Darkord! Ky është një vend që i takon të gjithë shqiptarëve dhe bashkë do të jemi këtu deri më 24 korrik të vitit 2022". 

Lexo me shume:

 A do shpërndajë parlamentin? Ja përgjigjja e presidentit Ilir Meta

Meta: Ndalova zgjedhjet moniste, por nuk ndërhyj për të penguar zgjedhjet partiake

Meta: Zgjedhjet më 30 qershor, imagjinare. Kolegji justifikoi organizatën socialiste të KQZ



/Ora News.tv/