Dopieta në miqësore, gjigandi italian shfaq interes për Usain Bolt

Dopieta në miqësore, gjigandi italian shfaq interes për Usain

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt është gati të bëj hapin e madh në karrierën e tij, të bëhet një futbollist profesionist.

Xhamajkani ka zgjedhur Australinë si "trampolinën" për në sportin më të dashur, por kohët e fundit, një kontratë faraonike mund t'i prish mendjen 32 vjeçarit. Mbase janë vetëm thashetheme të thjeshta nga mediat, por ajo që shkruan "Australian Daily Telegraph" është vërtetë bombastike.

Sipas saj, Central Coast Mariners ka të ngjarë të nënshkruajnë me Bolt, por ato plane mund të jenë në baza të lëkundshme, pasi një klub evropian pa emër i ka ofruar kampionit në 100 e 200 metra një kontratë dy vjeçare. Besohet se oferta vjen nga një anë në Evropën Jugore, që është një klub me histori mjaft të madhe dhe është marrë kohët e fundit nga investitorët e rinj që duan të kualifikohen për Ligën e Kampionëve dhe kanë një finale të radhës që Bolt mund të luajë.

"Puzzle" që i plotëson skuadra Milaneze e Milanit, që është një nga klubet më të famshme të Serie A dhe së fundmi është marrë nga Elliot, i cili dëshiron të kthehet në Ligën e Kampionëve. Ata gjithashtu do të luajnë në Superkupën italiane kundër Juventusit në janar.

Një faktor tjetër për t'u marrë parasysh është se Bolt është sponsorizuar nga PUMA për më shumë se 15 vjet. PUMA mori përsipër edhe sponsorizimin e Milanit gjatë verës, një faktor që mund të ndikojë jo pak te preferenca e xhamajkanit. Bolt shënoi një dopietë me skuadrën e tij të Mariners në miqësoren që këto të fundit zhvilluan ndaj MacArthur South West United.

EMISIONET