Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar takimin e lamtumirës edhe me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Ky i fundit, thekson se dreka e sotme vjen pas tre vitesh bashkëpunim për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Meta: Kënaqësi të kaloja një drekë lamtumire me Ambasadorin e SHBA, z.Donald Lu me të cilin bashkëpunuam për më se tre vitesh për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Me këtë rast e urova Ambasadorin për suksese në detyrën e re!

/Ora News.tv/