Dokumenti: 140 faqe vendim për Saimir Tahirin

Mos ushtrim me dashje i përgjegjësive ligjore nga ish Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ish Drejtori i Policisë së Vlorës që kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

Ky ka qënë argumenti që ka bindur Gjykatën e Krimeve të Rënda që ta dënojnë ish Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ish vartësin e tij për “shpërdorim detyre”.

 Vendimi me argumentat e plota, i cili përmban 140 faqe është dorëzuar në sekretarine e Gjykatës së Krimeve të Rënda këtë të hënë, 28 tetor 2019, nga treshja gjykuese Ardit Mustafaj Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka . Sipas gjykatës këto veprime nuk kanë parandaluar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në periudhën ku ne krye të Ministrisë së Brendshme ishte Tahiri dhe policia e vlores drejtohej nga Jaeld Cela

"Mos ushtrimi me dashje i përgjegjësive ligjore në cilindo drejtim të mësipërm nga ministri apo drejtori i policisë në rastet e mospërmbushjeve thelbësore të funksioneve apo moskryerjes thelbësore të detyrave në drejtime të caktuara nga strukturat vartëse/llogaridhënese të tyre që ka dëmtuar intersat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe të personave të tjerë juridik janë elementë që në vlerësimin e kësaj gjykate sipas nenit 248 të Kodit Penal përbëjnë vepër penale të "Shpërdorimit të detyrës.

Në vlerësimin e gjykatës kultivimi i lëndëve narkotike dhe me pas ajo e trafikimit të saj në Itali kishte mbështetje dhe realizohej me bashkëpunimin e punonjësve të caktuar në strukturat e policisë së shtetit ose funksione të tjera publike thuajse haptasi në disa episode te kultivimit të lëndëve narkotike dhe në episodin e trafikimit me peshkarexhen “Fatima” . Gjykata ka argumentuar edhe pse nuk ka pranuar si provë dhe ka rrëzuar dy akuzat e rënda që siç ishte trafiku ndërkombëtar i lëndeve narkotike dhe grupi i strukturuar kriminal. 

Duke u ndalur përgjimet ambientale dhe telefonike të bëra nga prokuroria italiane ku sipas prokurorisë vërtetohet se Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela ishin bashkëpunëtor me pjesën tjetër të të denuarve te grupit Habilaj gjykata argumenton se përgjimet, ku bashkebiseduesit u referohen personave te trete që nuk janë të pranishem , janë indicie të cilat në vetvete nuk provojnë faktin e supozuar"

Sipas gjykatës duhet që përgjimet te lidhen dhe te konfirmohen me prova te tjera.

Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Shorti ne Apel

Këto ditë dosja do të hidhet në short për të përcaktuar dhe trupën gjykuese.

Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara në 3 vite shërbim prove.







EMISIONET