Dokumentari "Cana", kapiteni: Nuk e kisha në plan, do krenohet edhe djali

Dokumentari "Cana", kapiteni: Nuk e kisha në plan, do krenohet

Jeta dhe vepra e Lorik Canës do të jetë tashmë e përmbledhur në një film dokumentar. I ftuar në "Mos i fol Babagjyshit", Cana zbuloi se ky ishte një projekt që erdhi rastësisht në planet e tij, por nuk është penduar, pasi materialin do e të mund t'ia tregojë dhe djalit të tij.

"Dokumentari s'kishte fare lidhje me planet e mia. Ishte komplet një nismë e Andi Deçkës, gazetar sportiv, që pothuajse karrierën e kemi nisur në të njëjtën kohë. Ai, pas përfundimit të karrierës, pas Evropianit, nja 6 muaj. Ishte fundi i vitit 2016, tha se kam dëshirë që të realizoj një film-dokumetar, për të mbledhur kujtime, materiale dhe për të shfrytëzuar momentin. 

Sepse ti mund të presësh 5 vite, 10 vite, mund të kesh regjisor më të mirë, që mund të bëjnë ndonjë gjë më të jashtëzakonshme, por asnjëri nuk e përdor atë moment për të folur me njerëzit e mi të afërm, për të mbledhur edhe kujtime. Në fakt u mendova pak dhe i thashë "OK" po e bëjmë. U desh 1 vit e gjysëm për tu bërë, por jam i kënaqur se është një material që mund t'ia tregoj edhe djalit." -  zbulon Cana.

EMISIONET